Futbolli shqiptar qan Otto Baric-in.
Advertisements
Ish-trajneri i Kombëtares Shqiptare u nda nga jeta ditën e diel në moshën 88-vjeçare në Zagreb për shkak të Covid-19. Lajmi u bë u ditur nga mediat kroate sipas së cilës, Baric ndërroi jetë në spitalin Dubrava në Zagreb. Otto Baric e mori drejtimin e Kombëtares shqiptare në 16 gushtin e vitit 2006 duke zëvendësuar gjermanin Hans Peter Briegel.
Tekniku kroat qëndroi në pankinën e kuqezinjve deri në nëntor të vitit 2007 duke e drejtuar skuadrën tonë përfaqësuese në 15 ndeshje, miqësore dhe zyrtare. Kombëtarja shqiptare ishte e fundit në karrierën e Baric-it si trajner. Më parë, kroati ka drejtuar edhe Austrinë në 199-2001 dhe përfaqësuesen kroate në 2002-2004.
Advertisements
Në rang klubesh, Baric që e nisi karrierën e tij si trajner në vitin 1964 me Lokomotivën e Zagrebit ka drejtuar Dinamon e Zagrebit, Salzburgun, Fenrebahcen, Sturm Graz, Rapidin e Vjenës dhe Stuttgartin. Për lajmin e hidhur të ndarjes nga jeta të ish-trajnerit të Kombëtares ka reaguar presidenti i Federatës Shqiptare të Futbollit, Armand Duka që nëpërmjet një postimi në rrjetet sociale shprehu trishtimin për këtë humbje dhe ngushëllimet për familjen e Baric-it.
“Mësova me trishtim lajmin për ndarjen nga jeta të ish-trajnerit të Shqipërisë dhe mikut tonë, Otto Baric. Ai ka qenë një nga trajnerët më të mirë që ka patur Shqipëria. Padyshim një ekspert, por dhe një njeri shumë i mirë”, shkruante ndër të tjerat Duka në postimin e tij. “Ngushëllimet më të sinqerta për familjen, Federatën Kroate të Futbollit dhe miqtë e tij të shumtë”.
Bashkohuni edhe në grup, mund të ndani në çdo kohë denoncimet dhe çdo ankesë me të gjithë ndjekësit e tjerë!