Covid-19 i merr jetën parakohe muzikantit të njohur shqiptar, prej një muaj luftë me sëmundjen në Turqi

Një tjetër humbje jete në vendin tonë nga covid-19.

Advertisements

Virusi i ka marrë jetën ish drejtorit të shkollës së muzikës “Prenk Jakova”, në Shkodër, Sokol Marku.

Prej një muaji, ai po lu ftonte në be tejën për jetën, pasi ishte infektuar me Covid-19. Muzikanti i njohur ishte dërguar së fundmi në Turqi për mjekim të specializuar, por nuk arriti ta fitonte këtë betejë.

Advertisements

Prej vitit 2009, deri në vitin 2014 ai ishte drejtor i shkollës së muzikës në Shkodër “Prenk Jakova”.

Lajmi për ndarjen nga jeta të tij u bë i ditur në rrjetet sociale nga miku i tij, kompozitori Gjon Shllaku, i cili shkruan:

“Natën e emnit tand u ndave nga kjo jetë, shok e mik i paharrueshëm Sokol Marku”.

Bashkohuni edhe në grup, mund të ndani në çdo kohë denoncimet dhe çdo ankesë me të gjithë ndjekësit e tjerë!

SHQIPERIA IME GRUP

Artikulli paraprakSali Berisha mesazh ngushëllimi për Marko Bellon: Zë i civilizuar që nuk u transformua në rilindas!
Artikulli tjetër‘Ç’është kjo ftesë moj’, Mimoza Ahmeti irritohet me gazetaren se i ndërpreu fjalën për të dhënë reklama (VIDEO)