Çfarë po ndodh me kursin e këmbimit? Forcohet lehtë euro, zhvlerësohet dollari(FOTO)

Në tregun e këmbimit valutor vendas, këtë fillim të muajit dhjetor, leku forcoi pozitat ndaj dollarit amerikan ndërsa humbi terren me monedhën e përbashkët europiane, euron.

Advertisements

Sipas kursit zyrtar të Bankës së Shqipërisë, monedha e gjelbër amerikane këmbehet me 103.51 lekë ose 0.34 lekë më pak dhe euro u forcua lehtë me 0.03 lekë duke u kuotuar në vlerën e 123.81 lekëve. Monedha vendase, ka fitur pikë të martën edhe ndaj paundit britanik dhe frangës zvicerane.

Monedha britanike këmbehet me 138.12 lekë ose 0.35 lekë më pak se dje dhe franga zvicerane këmbehet me 114.26 lekë, ose 0.31 lekë më pak se një ditë më parë.

Advertisements

Sipas aktorëve të tregut, kemi hyrë në muajin dhjetor dhe për post luhatjeve që reflektohen nga burat ndërkombëtare, kërkesë-oferta e diktuar nga festat e fundvitit, pritet të sjellin forcim të pozitave të Lekut. Luhatje e pritshme kjo, që karaterizon këtë sezon me sasi valute të shtuar në treg.

Bashkohuni edhe në grup, mund të ndani në çdo kohë denoncimet dhe çdo ankesë me të gjithë ndjekësit e tjerë!

SHQIPERIA IME GRUP

Artikulli paraprakU infektua me Covid 19, ndërron jetë imami shqiptar(Emri)
Artikulli tjetër“Ma përpl.asi kokën pas muri dhe…”/ Erdhi për shqiptarin në Tiranë, dhu.nohet barb.arisht rumunia