Poetja dhe pedagogia shqiptare Mimoza Ahmeti, është nga ata persona që nuk e shohim shpesh nëpër intervista.
Advertisements
Poetja së fundmi ka qenë e ftuar në emisionin “Pasdite e Kuqe” me gazetaren Gerta Gixhari, në RTSH.
Teksa po fliste për librin e saj, gazetarja ia ka ndërprerë fjalën pedagoges, pasi ishte koha e reklamave.
Advertisements
Ka qenë pikërisht ky moment që ka irrituar pedagogen, e cila nuk i ka pëlqyer që i ndërprenë fjalën për të dhënë reklama.
“Po çështe kjo ftesë moj më qafsh, paj zotin, ça janë këto emisione. Më falni aa! Drejt për drejt je?! A më fal të kërkoj ndjesë, por nuk ftohet një personalitet për t’i prerë fjalën se erdhi reklama e erdhi tjetra”- tha ajo
Ndërkaq gazetarja është habitur, por i është përgjigjur edhe qetësisht duke thënë se ajo mund të thotë çfarë të dojë pasi ka mendimin e saj.
Bashkohuni edhe në grup, mund të ndani në çdo kohë denoncimet dhe çdo ankesë me të gjithë ndjekësit e tjerë!