BILANCI/ 14 viktima dhe 873 raste me Covid-19 brenda 24 orëve në vend

Ministria e Shëndetësisë në përditësimin e të dhënave gjatë 24 orëve të fundit, bëri me dije se 14 pacientë të tjerë kanë ndërruar jetë nga Covid-19.Aktualisht në 4 spitalet COVID, po trajtohen 436 pacientë, 29 në terapi intensive, 7 pacientë janë të intubuar.
SHQIPËRI- 965 viktima, 21 mijë e 487 të infektuar aktivë dhe 23 mijë e 609 të shëruar. Ky është bilanci i Covid-19 në Shqipëri gjatë 24 orëve të fundit. Ministria e Shëndetësisë në përditësimin e të dhënave gjatë 24 orëve të fundit, bëri me dije se 14 pacientë të tjerë kanë ndërruar jetë nga Covid-19.

Advertisements

5 qytetarë nga Tirana, 2 qytetarë nga Durrësi, 2 qytetarë Kruja, 1 qytetar nga Elbasani, 1 qytetar nga Gjirokastra, 1 qytetar nga Shkodra, 1 qytetar nga Saranda, 1 qytetar nga Kuçova të moshave 56-84 vjeç, kanë ndërruar jetë duke bërë që numri i viktimave të shkojë në 965. Gjatë 24 orëve janë kryer, 2714 testime, dhe kanë rezultuar pozitivë 873 qytetarë.

Rastet pozitive të konfirmuara janë identifikuar në këto bashki: 364 raste në Tiranë, 100 raste në Fier, 67 raste në Durrës, 57 raste në Elbasan, 45 raste në Shkodër, 32 raste në Kavajë, 25 raste në Lezhë, 22 raste në Librazhd, 19 raste në Krujë dhe Sarandë, 18 raste në Lushnje, 13 raste në Kubrin, 11 raste në Malësi e Madhe, 10 raste në Koçë, Përmet, Peqin, 9 raste në Tepelenë, 7 raste në Delvinë, 6 raste në Gjirokastër, Mallakastër, 5 raste në Pukë dhe Gramsh, 4 raste në Kukës, 2 raste në Kolonjë, 1 rast në Devoll, Has, Vlorë, Berat, Pogradec, Dibër, Kuçovë.

Advertisements

Aktualisht në 4 spitalet COVID, po trajtohen 436 pacientë, 29 në terapi intensive, 7 pacientë janë të intubuar. Në 24 orët e fundit janë shëruar 537 qytetarë, duke e çuar numrin e të shëruarve 23.609 që nga fillimi i epidemisë.

Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale i shpreh ngushëllime familjarëve të të ndjerëve. Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale i bën apel qytetarëve të kufizojnë kontaktet dhe të shmangin çdo dalje të panevojshme, të mbajnë maskën dhe të kujdesen për higjienën personale, për të kufizuar përhapjen e COVID-19. Zbatoni me përpikmëri rregullat dhe mos e ulni vigjilencën asnjë moment, duhet të mbroni shëndetin tuaj dhe të afërmve tuaj nga ky virus i rrezikshëm.

COVID-19 – Statistika (10 Dhjetor 2020)

Raste të reja ditore 873

Të shëruar ne 24 orë 537

Të shtruar në spitale 436

Humbje jete në 24 orë 14

Testime ditore 2.714

Testime totale 213.837

Raste pozitive 46.061

Raste të shëruara 23.609

Raste Aktive 21.487Humbje jete 965

Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve:

Tiranë 11707

Fier 1655

Durrës 1374

Korçë 1081

Vlorë 1067

Shkodër 977

Elbasan 894

Lezhë 798

Berat 744

Gjirokastër 485

Kukës 440

Dibër 265.

Bashkohuni edhe në grup, mund të ndani në çdo kohë denoncimet dhe çdo ankesë me të gjithë ndjekësit e tjerë!

SHQIPERIA IME GRUP

Artikulli paraprakProt estuesit në Korçë thyejnë xhamat e Bashkisë dhe i vendosin fla kën zbukurimeve! Ndërhyn policia, shpërndan protestën
Artikulli tjetër“I vura fl.akën, tani vazhdoni…”/ Policia e kërkon në qiell e tokë, Stresi del live në Instagram