Berisha rrëfen ngjarjen e pazakontë të Dhjetorit ‘90 dhe premtimin e Azem Hajdarit

Në një rrëfim të gjatë mbi jetën e tij politike në emisionin Opinion, ish-kryeministri Sali Berisha ka folur dhe për protestën e studentëve të vitit 1990. Gjatë rrëfimit të tij ai ka kujtuar një episod mes studentëve dhe Azem Hajdarit, ku Azemi ishte kundër që studentët të marshonin në qytet. Kjo bëri që ai të cilësohej prej tyre si tradhëtar, ndërkohë që ‘Lideri i Dhjetorit’, u premtoi se ai dhe fëmijët mund t’i sakrifikonte dhe ata nuk do t’i tradhtonte kurrë.

Advertisements

Pjesë nga biseda:

Berisha: Unë shkova tek Ramiz Alia me një ultimatum. Studentët më thanë që: nëse nuk i kanë liruar deri në orën 3:00, do të zbresim të shkatërrojmë gjithçka. “Shokët e tyre do lirohen të gjithë”- tha . “Ata kërkojnë që të shkojnë atje, por unë nuk shkoj atje. Jam i gatshëm t’i pres këtu”,

Advertisements

Fevziu: I hapur për të negociuar?

Berisha: I hapur plotësisht. Vetëm më kërkoi që kërkesat e tyre të meren seriozisht dhe të zgjidhen, se janë çështje kritike. Por shiko ç’kishte bërë! Kur dolëm, kishte vendos përsëri pëllëmbë me ushtarë. E kishte rrethuar shumë më tepër se ç’e kishim lënë. Ata ishin fytyra të eg ërsura. Studentët ishin sipër. Mua më kishte thënë Azemi: Po s’i liruat shokët ne do zbresim. Por çfarë ndodhi? Ata i liruan shokët. Ndërkohë studentët po zbrisnin, Konfrontimi do të ishte disfatë pastaj. Më në fund Azemi u bind që këta të mos zbrisnin në qytet. Së fundi Azemi e merr fjalën dhe u thotë studentëve që shokët janë liruar dhe nuk do zbresim. Ata thirrën Tradhtar, tradhtar. Atëherë Azemi bëri diçka dhe tha: Unë edhe Kirit dhe Rudinës i fus thikën dhe juve s’ju tradhëtoj kurrë.

Bashkohuni edhe në grup, mund të ndani në çdo kohë denoncimet dhe çdo ankesë me të gjithë ndjekësit e tjerë!

SHQIPERIA IME GRUP

Artikulli paraprak“Me arki volin e babait tënd është bërë politikë, mos i fut ndonjë gatim kur flasim ne”, Hajdari debaton keq me deputetin e PS
Artikulli tjetërPse Ledri e Sara po e mbajnë mister emrin e vajzës? Ja detaji i dyshimte qe zbuluan