Kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha ka reaguar pas të dhënë të Eurostat, ku thuhej se PPB-ja për frymë e Shqipërisë në 2019 ishte 31% e mesatares së BE-së, duke e renditur kështu vendin tonë me potencialin ekonomik më të dobët në Europë.
Advertisements
Me anë të një postimi në rrjetet sociale Basha shkruan se vitin e kaluar shqiptarët ishin më të varfërit në Europë.
Basha thotë se edhe gjatë pandemisë ata patën ndihmën më të ulët në rajon nga qeveria, çfarë ka ka çuar në rritje të varfërisë dhe pamundësisë për shumicën.
Advertisements
Ndër të tjera kreu i PD-së shkruan se shqiptarët meritojnë një qeveri që punon për ta.
“Vitin e kaluar shqiptarët ishin më të varfërit në Europë. Edhe gjatë pandemisë ata patën ndihmën më të ulët në rajon nga qeveria, çka ka çuar në rritje të varfërisë dhe pamundësisë për shumicën.Boll më! Është koha për ndryshim. Shqiptarët meritojnë një qeveri që punon për ta,” shkruan Basha në postimin e tij.
Bashkohuni edhe në grup, mund të ndani në çdo kohë denoncimet dhe çdo ankesë me të gjithë ndjekësit e tjerë!