Barack Obama fut në shtëpi të dashurin e vajzës, ”vë duart në kokë” kur i rriten 30% shpenzimet për kete arsye, epike

Ish-presidenti i SHBA-ve Barack Obama ka lejuar që i dashuri i vajzës së tij, Makia, të qendronte me familjen e tyre në fillim të pandemisë së shkaktuar nga Covid 19. Në një intervistë të dhënë së fundi për Instyle, Obama tha se vajza e tij po dilte me dikë, por nuk e tregoi identitetin e bukuroshit që ka të dashur Malia. Ai zbuloi vetëm se i riu është britanik.

Advertisements

Si çdo baba, edhe Obamës nuk i pëlqente ideja që vajza e tij të kishte një të dashur. Por në fund u dorëzua dhe takoi djalin që i vodhi zemrën vogëlushes së tij, e madje e mbajti dhe në shtëpi.

“Ai është britanik. Një djalë i mrekullueshëm. Ishte me vizë dhe kishte zënë një punë këtu. Pra, ne e morëm atë në shtëpi dhe unë nuk doja të më pëlqente, por ai është një fëmijë i mirë.”-tha Obama.

Advertisements

Obama u shpreh se pasja e të dashurit të Malia-s si mysafir i hapi sytë dhe e bëri të kuptojë se sa ushqim konsumojnë të rinjtë çdo ditë. “E vetmja gjë që zbuloni, kjo nuk është një surprizë për ju, sepse keni një djalë dhe të rinjtë hanë. Është e çuditshme t’i shikosh ata duke konsumuar aq shumë ushqim. Fatura ime e ushqimeve u rrit rreth 30%.”,- tha ish-presidenti me shaka.

Sa i takon ditëve që kaluan në izolim, Obama tha se ata bënë aktivitete të ndryshme dhe lojëra zbavitëse, në mënyrë që të kalonin sa më shumë kohë të vlefshme në praninë e njëri tjetrit.

Bashkohuni edhe në grup, mund të ndani në çdo kohë denoncimet dhe çdo ankesë me të gjithë ndjekësit e tjerë!

SHQIPERIA IME GRUP

Artikulli paraprakKRENAR! Florian Marku na preku! Si stërvitet për boks me këngën e UÇK-së
Artikulli tjetërDitëlindja e Hanës, Loredana dhe Mozzik ndajnë pamjet brenda festës luksoze