Marko Bello, politikan, diplomat, gazetar e profesor i njohur u nda nga jeta dje, në moshën 59 vjeçare pasi nuk e fitoi dot be tejën me Covid-19, në Turqi ku po kurohej prej 23 ditësh.
Advertisements
Reagimet për të ishin të shumta, të shumta nga personalitete dhe aktorë publikë që kishin punuar dhe e kishin njohur Bellon, por të pakta nga socialistët, njerëzit me të cilët ai bashkëpunoi për shumë vite.
Madje, drejtuesit më të lartë të PS ose u mjaftuan me disa mesazhe shabllonë, ose nuk reaguan fare. Një prej tyre ishte dhe kryeministri Edi Rama, i cili edhe sot nuk ka bërë asnjë homazh publik për Marko Bellon.
Advertisements
Për këtë, kanë reaguar dhe dy socialiste “të orëve të para”, të cilat i quajnë ish-kolegët në PS “shpirt vrerosur”.
“Cilet jeni ju mor burra qe nuk nxirrni dot nga shkulmi i shpirtit tuaj te vrerosur kushedi perse, nje ngushellim njerezor???!!!! Ne cilat hone te thella ju ka humbur njerezilleku.
Cili inat ju ka vene perfund e ju ka cuar ne humbetira pa krye e pa fund?! Cili inat ju ka pushtuar mendje e shpirt?? Inati per te poseduar cfareeeeeee???? Nje grusht ajer? Apo nje grusht dhe?!!!!”, shkruan Eva Allushi, ish-anëtare e Kryesisë së PS dhe ish-drejtuese e gazetës Zëri i Popullit.
Ky reagim i Allushit ështëë mbështetur dhe nga kolegia tjetër socialiste Edlira Haxhiymeri, ish-anëtare e Kryesisë së PS dhe pedagoge e njohur. “Lëre e mos e kërko ngushëllimin e tyre! Ata nuk kanë as zemër, as mendje, as mirënjohje, as respekt! Për më tepêr, ata të ndotin me fjalët e tyre. Turpi i mbuloftë”, shkruan Haxhiymeri.
Bashkohuni edhe në grup, mund të ndani në çdo kohë denoncimet dhe çdo ankesë me të gjithë ndjekësit e tjerë!