Këngëtarja Anxhela Peristeri ka rrëfyer momentet më të vështira të jetës së saj. E ftuar në “E ardhmja është vajzë”, Peristeri tha se kohën kur ka qenë në Greqi dhe kur të dy prindërit iu bënë operacion, nuk dëshiron ta kujtojë më.
Advertisements
Ajo shtoi se dëshiron ta fshijë nga memoria faktin që nuk ka pasur mundësi financiare për të paguar operacionin e të ëmës.
“Momente të vështira kam patur plot në jetë sepse gjithmonë ia kam dalë e vetme. Kam punuar që 15-vjeç dhe për një periudhë të gjatë në familje kam punuar vetëm unë. Por, për mua më e rëndësishme është shëndeti. Momentet më të vështira kanë qenë kur prindërit janë sëmurur sepse mami dhe babi kanë bërë operacione, kanë qenë momente shumë të sikletshme të dhimbshme. Kur është operuar mami kemi qenë në Greqi dhe mbaj mend që nuk kishim lekë për të paguar operacionin. Dhe babi sigurisht e ka patur të vështirë operacionin para pesë vitesh sepse kishte një ulçer shumë të madhe dhe nuk dinim se si ishte situata. Ka qenë një periudhë që e ka përjetuar shumë keq dhe nuk dua ta kujtoj fare, dua ta fshij nga memoria,”- u shpreh Anxhela.
Advertisements
Bashkohuni edhe në grup, mund të ndani në çdo kohë denoncimet dhe çdo ankesë me të gjithë ndjekësit e tjerë!