A do të merren masa të tjera shtrënguese? Flet epidemiologu Ulqinaku(E plotë)

Epidemiologu Dritan Ulqinaku ditën e sotme ka folur për situatën e pandemisë në vendin tonë.

Advertisements

Në një intervistë për ‘abc e mëngjesit’ ai ka treguar edhe se kur do të përdoren testet e shpejta.

“Testet e shpejta do të përdoren për t’i vënë në qarkullim këtyre personave që jetojnë në kolektiva dhe për të parë sa mund të bëjë të mundur uljen e infektueshmërisë tek personat asimptomatikë. Është shpejt për të thënë për t’u rritur numri,” tha Ulqinaku.

Advertisements

Në pyetjen nëse do të ketë shtrëngim të masave, ai është shprehur se ditët e fundit ka një trend jo rritës të të infektuarve dhe nëse vazhdon kështu nuk do të ketë masa, në të kundër do të ketë masa të reja anti-Covid për të parandaluar përhapjen e virusit.

“Ne kemi rreth një javë që jemi në një trend jo rritës, të stabilizuar dhe kjo vihet re jo vetëm tek numri i të infektuarve por dhe tek i shtrimeve. Nëse ky trend do të vazhdojë kështu ose të ketë një tendencë të vogël uljeje, në të kundërt do të ketë masa të reja shtrënguese”, shtoi ndër të tjera epidemiologu.

Bashkohuni edhe në grup, mund të ndani në çdo kohë denoncimet dhe çdo ankesë me të gjithë ndjekësit e tjerë!

SHQIPERIA IME GRUP

Artikulli paraprak“Je gjithçka kam dashur në jetën time”, Çiljeta Xhilaga i bën dedikimin e bukur të birit
Artikulli tjetërKëngëtari i njohur shqiptar preket nga Covid-19, ja gjendja shëndetësore e tij