A do të mbyllen shkollat? Ministrja Kushi jep vendimin e papritur

Ministrja e Arsimit, Sportit dhe Rinisë, Evis Kushi, e shoqëruar nga Kryetari i Grupit Parlamentar Socialist, Taulant Balla, ishte në shkollën 9-vjeçare “Adem Krasniqi” në lagjen “Skënderbej” në Elbasan, ku u interesuan për situatën në këtë shkollë dhe ecurinë e mësimit të kombinuar.

Advertisements

Ministrja Kushi mori mendimet e mësuesve dhe nxënësve për mësimin e kombinuar në shkollë dhe mësimin “online”, ndërsa kërkoi angazhim maksimal edhe në këto ditë të mbetura, deri në mbylljen e shkollës për pushimet e fundvitit:

“Vendosëm që nxënësit e fillores të vijnë në shkollë sepse për ta është më e vështirë të zhvillohet mësimi “online”, por edhe konsiderohen si jo-transmetues të fortë të COVID-19. Edhe pak ditë mbeten deri në përfundim të këtij tre-mujori dhe kërkoj përkushtim, të kalojmë edhe këto ditë, dhe më pas do të kemi një periudhë më të gjatë pushimesh se vitet e tjera, e cila besojmë se do ta stabilizojë disi situatën”, u shpreh Kushi.

Advertisements

Balla, nga ana e tij, kërkoi më shumë përkushtim dhe disiplinë në këtë shkollë si dhe më tepër bashkëpunim dhe komunikim me prindërit. Balla tha se ky shqetësim është përcjellë nga komuniteti dhe një shkollë me të gjitha standardet infrastrukturore, si shkolla “Adem Krasniqi”, nuk mund të ketë standarde mësimdhënieje më të ulëta se shkollat e tjera të qytetit.

“Perceptimi i prindërve është se kjo shkollë s’ka të njëjtin rregull si shkollat e tjera të qytetit. Pra, duhet që shkolla e lagjes “Skënderbej” të mos ketë asnjë ndryshim në standard nga shkollat e tjera” – u shpreh Balla.

Bashkohuni edhe në grup, mund të ndani në çdo kohë denoncimet dhe çdo ankesë me të gjithë ndjekësit e tjerë!

SHQIPERIA IME GRUP

Artikulli paraprakMomente pa niku në Durrës, gruaja tenton që ti vërë fl akën vetes në shesh(Detaje)
Artikulli tjetërE godasin dhe rrëzohet përtokë! Çfarë i ka ndodhur Andit të “Përputhen”?(Video)