3003 viktima nga COVID në Greqi, rritja e vdekjeve prej mungesës së shtretërve

Numri i viktimave në Greqi ka shkuar në 3003 me 101 humbje jete përsëri në 24 orët e fundit.

Advertisements

Rreth një e treta e vdekjeve janë regjistruar në qytetin e Selanikut. Gjithashtu mbetet ende i lartë numri i pacienteve të intubuar, 600 . Në Selanik dhe disa qytete të Greqisë së veriut ku presioni në sistemin spitalor gjatë muajit nëntor ka qenë tepër i madh, shumë prej të afërmve të personave që kanë humbur jetën nga covid-19 pasi nuk u trajtuan në shtretërit e terapisë intensive prej mungesës së tyre, do të hapin një proces gjyqësor.

Siç u zbulua në intervistat e botuara – në mes të nëntorit në mediat greke kur situata në sistemin kombëtar shëndetësor të vendit ishte në krizë të madhe, disa mjekë pranuan se e gjetën veten në pozicionin e vështirë të zgjedhjes së pacientëve që do të intuboheshin sipas kritereve të moshës.

Advertisements

Për këtë arsye, të afërmit e pacientëve që humben jetën nga koronavirusi u kanë kërkuar avokatëve me përvojë të ndërmarrin veprime për të hetuar shkaqet dhe rrethanat e sakta të vdekjes së tyre dhe për të përcaktuar nëse ka pasur ndonjë trajtim selektiv duke hapur një proces të vështirë gjyqësor. Sa i përket numrit të rasteve ashtu si të shtunën edhe gjatë ditës së dielë për shkak të numrit të ulët të testeve janë deklaruar nga autoritetet shëndetësore vetëm 904 raste të prekurish dhe përsëri Selaniku mban vendin e parë.

Bashkohuni edhe në grup, mund të ndani në çdo kohë denoncimet dhe çdo ankesë me të gjithë ndjekësit e tjerë!

SHQIPERIA IME GRUP

Artikulli paraprakMali i Zi me masa të reja antiCOVID-19 në fillim të javës së ardhshme
Artikulli tjetërFieri ndez dritat e fundvitit, traditën nuk e ndal as Covid19