102-vjeçarja që i mbijetoi gripit spanjoll, mposht koronavirusin për herë të dytë

Një rast i jashtëzakonshëm. Kështu mund të cilësohet ai i Angelina Friedman, e cila është prekur për herë të dytë nga koronavirusi dhe ka arritur të mbijetojë.

Advertisements

Infektimi i parë i Friedman ndodhi në mars teksa ajo ishte në spital për një procedurë të vogël mjekësore. Në atë kohë, e moshuara kaloi një javë në spital para se të kthehej për t’u izoluar në dhomën e saj dhe për të dalë negative më 20 prill.

Por në fund të tetorit, e bija Joanne Merola mori një telefonatë nga shtëpia e të moshuarve, ku iu tha se e ëma kishte dalë përsëri pozitive.

Advertisements

“Ajo kishte simptoma, ethe, kollë të thatë dhe u izolua”, tha Merola, teksa shtoi se disa ditë më vonë, më 17 nëntor mori lajmin e pabesueshëm se e ëma kishte kishte testuar negative

Bashkohuni edhe në grup, mund të ndani në çdo kohë denoncimet dhe çdo ankesë me të gjithë ndjekësit e tjerë!

SHQIPERIA IME GRUP

Artikulli paraprakZhdukja e 19-vjeçares shqiptare në Greqi, 45 ditë ankthi për familjen
Artikulli tjetërMinistria e Shëndetësisë publikon shifrat: 13 viktima dhe 782 raste të reja regjistrohen në 24 orët e fundit në Shqipëri