VIDEO/ Me frymëmarrje disi të vështirësuar, mjeku Skënder Brataj viziton në shtëpi të moshuarën me COVID

Kryeministri i vendit Edi Rama, ka publikuar një video në rrjete sociale, ku tregon se si është një ditë pune në shërbimin e Urgjencës Kombëtare. Video nis me marrjen e komunikimit nga 127.

Advertisements

Menjëherë sapo qendra mëson në lidhje me rastin e personit të dyshuar me koronavirus, menjëherë drejt tij, niset një staf i mirë trajnuar mjekësh. Siç duket në pamje, me frymëmarrje disi të vështirësuar e moshuara merr trajtim për COVID-19 në shtëpi nga mjeku Skënder Brataj.

Ndërkohë, drejtori i QSUT-së, dëgjohet duke thënë se nga fillimi i pandemisë janë bërë mbi 623 mijë thirrje në urgjencë.

Advertisements

“Mbi 11 mijë vizita për COVID-19 janë realizuar në banesë. Kur kam ardhur shërbimi i Urgjencës ishte i fragmentuar. Nuk kishim kapacitetin se sa njerëz kishin nevojë për njësi mjekësore”, tregoi Brataj.

Bashkohuni edhe në grup, mund të ndani në çdo kohë denoncimet dhe çdo ankesë me të gjithë ndjekësit e tjerë!

SHQIPERIA IME GRUP

Artikulli paraprak“Po bën rrush e kumbulla taksat e shqiptarëve”- Jorida Tabaku i numëron Ramës gjyqet e humbura në arbitrazh: Shqiptarët do paguajnë për…
Artikulli tjetërAksident në Berat/ Fuoristrada del nga rruga dhe rrezikon të bie në lumë, shpëton mrekullisht shoferi