Video e pabesueshme/ 6-vjeçarja bie nga 12 metra në dëborë, ngrihet mrekullisht dhe kthehet në shtëpi

Një vajzë e vogël gjashtë-vjeçare i ka mbijetuar mrekullisht rënies nga ballkoni prej të paktën 12 metra lartësi, falë një pirgu të lartë dëbore. Ngjarja është regjistruar në pamjet shokuese të kamerave të sigurisë, ku e vogla shihet që ngrihet shpejt në këmbë, shkund dëborën dhe rikthehet në shtëpi.

Advertisements

Ajo sapo kishte rënë nga kati i katërt i një pallati apartamentesh në qytetin rus të Tomsk. Mediat lokale thonin se e vogla ishte vetëm në shtëpi.

Vajza shihet që ka veshur një bluzë të hollë me mëngë të gjata, pantallona e çorape, kur bie në temperatura prej -6C në mbrëmjen e të shtunës.

Advertisements

Por fatmirësisht ajo ngrihet në këmbë, kalon një gardh të ulët dhe ngadalë kthehet në apartamentin e saj në rrugën Karl Marx.

Megjithse në video nuk shihen dëshmitarë, dikush do të ketë thirrur shërbimet e emergjencës pasi mediat thonin se ajo u dërgua më pas në spital, për t’u trajtuar për lëndimet.

“Fëmija kaloi një natë në repartin e kujdesit intensiv, para se të vendosej në repartet e zakonshme. Doktorët arritën të stabilizojnë gjendjen e pacientit”, thanë burimet lokale duke shtuar kishte pësuar disa lëndime të vogla por jo fraktura.

Autoritetet ruse thanë se vajza jetonte në ndërtesë me nënën e saj, e cila nuk ishte prezente gjatë rënies së fëmijës.

Bashkohuni edhe në grup, mund të ndani në çdo kohë denoncimet dhe çdo ankesë me të gjithë ndjekësit e tjerë!

SHQIPERIA IME GRUP

Artikulli paraprakRed Bull paguan 550 milion € për themeluesit, merr shumën marramëndëse shpikësi i familjes së pijeve. Si u bën Yoovidhya dhe Mateschitz, njerëzit më të pasur në planet
Artikulli tjetërSindi ndihet e “zhgënjyer” dhe i “mbyll” derën Marisit: Takimi me ty zgjedhje e gabuar…