Veliaj “zhduk” kullat e qendrës së Tiranës në videon e propagandës, shikojini vete pamjet

I gjendur nën akuza të vazhdueshme për betonizimin e kryeqytetit, kryebashkiaku Erion Veliaj na ka dhënë mundësinë për herë të parë të shohim Tiranën ashtu siç e kemi ëndërruar të gjithë, pa kulla dhe me parqe.

Advertisements

Por, githçka ishte produkt i videove propagandistike e qytetarit të parë të Tiranës.

Në promon e publikuar së fundmi ku fliste për punët e bashkisë, në pamjet e kuruara mirë si për çudi ishin zhdukur kullat që i kanë zënë frymën qendrës së Tiranës.

Advertisements

Edhe nëse kullat nuk janë ekspozuar në videon e Veliajt, të gjithë jemi dëshmitarë se ato gjenden aty dhe shtojnë nga një kat përditë.

Me nje rrotullim 360 gradë, nga Sheshi Skënderbej mund të shohësh me sy të lirë 10 kulla në ndërtim e sipër.

Gjatë fushatës elektorale të vitin 2015, kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj premtonte se nuk do të jepte asnjë leje ndërtimi klienteliste, por sot pas më shumë se 4 vjetësh në krye të kryeqytetit, ndërtimi po lulëzon kudo nëpër Tiranë.

Nën “maskën” e masterplanit të ri “Tirana 2030”, sheshi Skënderbej do të jetë tërësisht i rrethuar me kulla të larta, dhjetë të tilla, dhe praktikisht do të shërbejë si oborri i këtyre ndërtesave private. Tirana Today

Bashkohuni edhe në grup, mund të ndani në çdo kohë denoncimet dhe çdo ankesë me të gjithë ndjekësit e tjerë!

SHQIPERIA IME GRUP

Artikulli paraprakShqiptarët shpenzuan rreth 210 milionë euro më pak gjatë karantinës(FOTO)
Artikulli tjetër“Nuk ia uroj as armikut më të keq”, infermierja publikon fotografinë pas orëve sfilitese në punë