Një ngjarje e pazakontë ka ndodhur gjatë zgjedhjeve presidenciale në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, ku një kandidat për kongresmen ka fituar zgjedhjet, ndërkohë që ka ndërruar jetë rreth një muaj më parë.
Advertisements
Ngjarja është regjistruar në Dakotën e Veriut, kandidati republikan David Andahl ka fituar zgjedhjet për të përfaqësuar distriktin e 8 në Dhomën e Përfaqësuesve të këtij shteti, ndërkohë që ai ka një muaj i vdekur si pasojë e koronavirusit.
Nëna e tij deklaronte disa javë më parë se djali i saj ishte shumë i kujdesshëm për pandeminë dhe mezi priste të fitonte në zgjedhje.
Advertisements
“Ai ishte shumë i ndjeshëm ndaj vendit të tij, donte të përmirësonte gjërat për fermerët sidomos dhe industrinë e qymyrgurit”, shprehej e ëma e Andahl.
Bashkohuni edhe në grup, mund të ndani në çdo kohë denoncimet dhe çdo ankesë me të gjithë ndjekësit e tjerë!