Fax News raporton se një pacient është hedhur nga kati i dytë i spitalit në Infektiv dhe për pasojë ka ndërruar jetë.
Advertisements
Pacienti kishte kishte disa ditë i shtruar në spital. Ndërkohë forca të shumta të policisë janë grumbulluar në vendngjarje.
Pacienti i cili po kurohej pasi ishte infektuar nga Covid-19, ka gjetur vd ekjen e menjëhershme, ndërkohë që nuk jepet asnjë informacion nga mjekët në lidhje me ngjarjen e rëndë që ka ndodhur.
Advertisements
Kujtojmë se ky është rasti i katërt i pacientëve që vetë-hidhen nga spitalet Covid. Tre rastet e mëparshme kanë rezultuar fatale për jetën e pacientëve të cilët kanë ndërruar jetë në vend.
Vetëm pak ditë më parë një 52-vjeçar i prekur nga kronavirusi i ka dhënë fund jetës duke u hedhur nga dritarja e dhomës ku po trajtohej ne spitalin universitar “Shefqet Ndroqi”. Viktima u identifikua si Preng Gjonaj me origjinë nga Tropoja, por me banim në Tiranë dhe prej një jave ishte i shtruar në këtë spital.
“52-vjeçari ishte shtruar në datë 25 Tetor në spitalin “Shefqet Ndroqi”, me pneumoni shumë të rëndë, të shkaktuar si pasojë e virusit SARS COV2”.
Ky është rasti i katërt i regjistruar brenda pak muajsh në spitalin Shefqet Ndroqi në Tiranë.
Kujtojmë që një 65-vjeçar nga Klosi dhe një 29-vjeçar në muajt gusht-shtator kanë ndërruar jetë pasi janë hedhur nga dritaret e këtij spitali.
Gjendja e rëndë shëndetësore e tyre si pasojë e COVID por edhe gjendja psikologjike ka bërë që këta persona të ndërmarrin këto akte eks treme
Bashkohuni edhe në grup, mund të ndani në çdo kohë denoncimet dhe çdo ankesë me të gjithë ndjekësit e tjerë!