Këngetarja Fjolla Morina dhe i dashuri i saj Fisnik Syla kanë qenë në qendër të vëmendjes pasi zyrtarizuan lidhjen e tyre.
Advertisements
Pas publikimit të lajmit reagoi edhe bashkëshorta e biznesmenit në portalin ‘n’zoom.biz’ ku u shpreh se ka qenë e martuar me të prej 10 vitesh dhe tashmë kjo marrëdhënie mori fund prej Fjollës.
Pas disa javësh ka ardhur dhe reagimi i parë i biznesmenit, i cili është shprehur se nuk është aspak e vërtetë dhe se martesa e tyre kishe marrë fund, para se ai të njihej me Fjollën.
Advertisements
Ndër të tjera në postimin e tij ai shpreht se tani më ka gjetur dashurinë e tij dhe se së shpejti do të martohen.
“Ish-martesa ime mori fund kohë më parë, para se Fjolla të bënte pjesë në jetën time. Fatkeqësisht lajmet e kota janë vetëm fjalë të kota. Ata bile nxorën edhe dy fëmijët e mi në foto, nëpër faqe të ndryshme. Do të vije koha kur këta gazetarë jo-profesionistë do të ndiqen penalisht për këto vepra të padrejta. Por e vërteta është kjo: Unë kam jetën time dhe jam më i lumtur se çdo herë në jetë sepse kam gjetur shpirtin tim binjak, njeriun e zemrës me të cilën së shpejti do të martohemi. Fëmijëve të mi nuk do tu mungojë asgjë në këtë botë,” shkruan Fisniku ndër të tjera në postimin e tij.
Bashkohuni edhe në grup, mund të ndani në çdo kohë denoncimet dhe çdo ankesë me të gjithë ndjekësit e tjerë!