Pak ditë më parë u prek nga koronavirusi nënkryetari i LSI-së, Petrit Vasili. Ky i fundit ka treguar si e përjetoi sëmundjen.Vasili u shpreh se e ka të pamundur të thotë se ku mund ta ketë marrë, pasi kontaktet me njerëzit që ka pasur kanë qenë rastësore. Madje ai ia fajëson edhe sistemin e gjurmimit, që sipas tij e bën të pamundur identifikimin.
Advertisements
Thotë se ka pasur temperaturë dhe në spital ka qëndruar vetëm 2-3 ditë. Vasili tha se ka bërë tamponin përsëri dhe është negativizuar.
“Kontaktet janë rastësore dhe të pamundura të identifikohen, pasi ky sistemi gjurmimi që kemi nuk bën të mundur identifikimin.
Advertisements
Unë pata disa probleme me temperaturën dhe kaq. Nuk kisha probleme të tjera. Kërkova të bëja tamponin dhe e bëra tamponin më pas ndoqa disa nga protokollet e gjithëpranuara. Ishte e nevojshme për të bërë disa ekzaminime. Bëra analizat rutinë. Dy tre ditë qëndrova në spital.
Unë kam bërë trajtimin aty ku e pashë të arsyeshme. Nuk kam pse ta ndaj me publikun”, tha Vasili.
A do e mbajë maskën në vijim, politikani është shprehur se është mjet por jo i parë dhe nuk na mbron nëse nuk ka distancim fizik dhe dezinfiktim.
‘Unë nuk e kam mbajtur, është një mjet , nuk është i mjeti i parë por pa testim, në rast se nuk ka dezinfektim, nuk krijohet distancimi a na mbron maska?‘- tha Vasili.
Bashkohuni edhe në grup, mund të ndani në çdo kohë denoncimet dhe çdo ankesë me të gjithë ndjekësit e tjerë!