Jetmir Rudi nga fshati Rud i Malishevës, ditën e shtunë u raportua se ishte zhd ukur. Familjarët e tij kishin lajmëruar rastin në polici, ku edhe kishin kërkuar ndihmë për gjetjen e 28-vjeçarit.
Advertisements
Dyshohet se Jetmir Rudi është rrë mbyer, pasi nga fotot e dërguara në redaksinë e TV Malisheva, 28-vjeçari shihet i lidhur dhe i shtrirë në tokë pothuajse i zhv eshur. Ai është gjetur nga familjarët e tij të dielën rreth orës 18:00.
28-vjeçari, për 25 orë nuk u bë i gjallë për familjarët, të cilët raportuan rastin në polici, ata në mëngjesin e kësaj të diele nisën kërkimet bashkë me policinë në zonat rreth fshatit Rud të Malishevës.
Advertisements
Pikërisht në këtë fshat ai u gjet, gjithnjë sipas familjarëve në gjendje të mirë shëndetësore, por pak i shqetësuar.
Njëri nga të afërmit e tij ka treguar për “Klan Kosova” se ata dhe policët e kishin kërkuar në të njëjtën rrugë Jetmirin gjatë tërë ditës, por ai nuk ishte parë nga familjarët, prandaj dyshojnë se dikush e ka sjellë më vonë aty.
Ndërkohë zyrtarët policorë nuk kanë arritur akoma ta intervistojnë Jetmir Rudin për të mësuar nëse ai vërtetë është rrë mbyer dhe detajet tjera nga zhd ukja e tij. Aktualisht ai është duke u trajtuar në QKUK.
Bashkohuni edhe në grup, mund të ndani në çdo kohë denoncimet dhe çdo ankesë me të gjithë ndjekësit e tjerë!