Moderatorja Bora Zemani njoftoi këtë të hënë se Ana e ka braktisur emisionin “Përputhen”.
Advertisements
Ajo u largua që të premten, pas takimit të Melisës dhe Fationit dhe nuk dihet nëse ka ndërmend të kthehet sërish.
Ana u shfaq e prekur dhe e lënduar, duke refuzuar të flasë me stafin.
Advertisements
Ç’mendim ka Fationi lidhur me këtë situatë?
Në puntatën e djeshme ai u shpreh se Ana është një njeri i rëndësishëm për të.
“Ana është një person shumë i rëndësishëm, pavarësisht është me mua, s’është me mua, unë gjithmonë kam respektin ndaj asaj.
Unë këtu nuk kam ardhur për Anën. Kam ardhur për të gjitha gocat, për t’i njohur të gjitha karakteret. Unë Anës as nuk i kam dhënë shpresa, as nuk më ka dhënë shpresa, përkundrazi.
Jemi ftohur aq shumë me njëri-tjetrin, sa e kanë kuptuar të gjithë. Respektin e kam, gjithmonë e kam respektuar në maksimum.
Unë nuk mund të ndruhem, dhe të mos dal me vajzat e tjera se mërzitet Ana dhe të mos jem unë Fationi”, u shpreh Fationi.
Bashkohuni edhe në grup, mund të ndani në çdo kohë denoncimet dhe çdo ankesë me të gjithë ndjekësit e tjerë!