Një ngjarje e rëndë është regjistruar në komunën Musile di Piave, pasi një grua, 34-vjeç, me origjinë shqiptare ka ndërruar jetë.
Advertisements
Mediat italiane raportojnë se shkak i vdekjes së saj është hemorragjia cerebrale. Viktima, Hazbije Seferi Sinameta ishte bërë nënë për herë të tretë, më 3 nëntor.
Ngjarja
Advertisements
Rreth dhjetë ditë pas lindjes, Hazbija kishte ndjerë dhimbje të forta koke, derisa në një moment kishte humbur edhe ndjenjat.
Ajo u transportua në spital ku mjekët konstatuan hemorragjinë cerebrale dhe situata u përkeqësua duke i marrë jetën gruas lehonë.
Hazbije Seferi Sinameta prej vitesh banonte me familjen e saj në Bosco. Përveç burrit, ajo la pas edhe dy fëmijë të moshës 14, 8 vjeç dhe fëmijën e tretë të lindur vetëm disa javë, më 3 nëntor.
Bashkohuni edhe në grup, mund të ndani në çdo kohë denoncimet dhe çdo ankesë me të gjithë ndjekësit e tjerë!