Tirana ‘boshatiset’ pas orës 22:00, rrugët e sheshet bosh, lokalet i vënë ‘çelësin’. Vetëm Policia patrullon

Numri në shtim i të infektuarve nga pandemia e koronavirusit ka sjellë edhe mbylljen e pjesshme të vendit duke nisur nga dita e djeshme. Që prej orës 22:00 e gjithë Shqipëria është futur në karantinën e dytë, e cila zgjat që prej orës 06:00 të mëngjesit.

Advertisements

Të vetmit që qarkullonin në rrugë pas orës 22:00 ishin motoristët e shërbimit “delivery”, disa makina dhe efektivët e Policisë. Ndërkohë që bare e lokale janë mbyllur, disa prej tyre edhe me ‘zinxhirë’.

Deri më tani në Shqipëri janë shënuar 25801 persona të infektuar nga virusi, që nga rastet e para në mars. Nga të infektuarit kanë ndërruar jetë 590 pacientë.

Advertisements

Bashkohuni edhe në grup, mund të ndani në çdo kohë denoncimet dhe çdo ankesë me të gjithë ndjekësit e tjerë!

SHQIPERIA IME GRUP

Artikulli paraprakShkeli orarin e karantinës dhe pa maskë! Ndëshkohet Einxhel Shkira, por edhe revoltohet keq moderatorja: Kur je në shtëpi vetëm e mban prez*rvativin?
Artikulli tjetërRaporti i BERZH: Shqipëria përkeqëson qeverisjen në 2020, rritet korrupsioni dhe informaliteti