Gazetari Artan Hoxha rrëfen dy javët e vështira të in fektimit me Covid 19, ku zbulon se është infektuar së bashku me bashkëshorten e tij, dhe e ka kaluar në gjendje të rënduar.
Advertisements
Hoxha shprehet se është trajtuar në një spital privat në Tiranë, pasi nuk mund tiu besonte mjekëve biznesmenë, sipas tij, që serviren nga kamerat e propagandës qeveritare.
Postimi i plotë i Hoxhës:
Advertisements
Thefsh qafën Covid-19…. Pas dy javesh të trazuara, në beteje individuale dhe familjare, e perballuam me sukses së bashku me bashkëshorten, atë qe rendom po cilësohet, si virusi i shekullit. Ishte një përvojë aspak mbresëlenëse…. perkundrazi, sfilitese dhe e lodhshme…
Vetem kur krijuesi te ben nje “xhiro” nga “honet e qoftelargut”, e kupton vleren e vertete te jetes, te bashkeshortes, te familjes, te femijeve, te prinderve, te miqve dhe shokeve, gjithkujt qe te ndodhet prane.. Papritmas, gjendesh në nje shkretetire të fr ikshme, mes teje dhe krijuesit.
Aty të vetmit engjej mbrojtes, për dreq nuk jane propaganda cipëpl asur e pushtetit, apo politika e dites, që te fut jo vetëm të dridhurat, por pa nikun…
Aty nuk vlejne mjeket e cirkut politik, “heronjte” e Ëhatsapp- it, “mjeket biznesmenë”, që na i servir regjia e shemtuar e propagandes qeverisese, apo qe i degjojme tek na mjegullojne më keq çdo nate nga studiot vezulluese te ekraneve kombetare…
Me duhej ta provoja vetë, se heronjte e vertete me bluza të bardha, ata të heshturit, qe bejne detyren e tyre në keto dite të trazuara, qe shpetojne jete njerezish dhe mbjellin shprese pikerisht aty ku duket se oksigjeni eshte zhd ukur, jane krejt të tjere…
Falenderimi dhe mirenjohja në keto raste, per heronj te tille te heshtur, eshte shume pak
Dua ta nis mirenjohjen time nga shefi i reanimacionit të spitalit Amerikan 3, doktor Genti Huti, nje shkodran, qe për zotin “te tana i ban”. Pastaj doktor Amarildo, kryeinfermieri Eugen Ismolli, infermieret e perkushtuara me veshje prej astronauti .. etj.
Në fund, nje falenderim të veçante, miqve të vertete, qe në dite të tilla, vlejne me shume se nje thesar.
Dhe në fund nje keshille. Miq, të njohur, bashkekombas!
Eshte në zgjedhjen tuaj të lire te besoni ose jo, ta neverisni propaganden e shemtuar te pushtetit dhe pan ikun e pakenaqesise të opozites në betejen e saj për pushtet.
Une u mundova për 8 muaj me radhe të mos infektohem nga covid19, por nuk ia dola dot.Beni kujdes, ruhuni per shendetin tuaj, të familjareve tuaj, sidomos të prinderve në moshe të thyer.
Covid19 nuk eshte nje loje, eshte nje e keqe shume e kushtueshme për shqiptaret e vene perfund nga keq-qeverisja dhe v r asja e shpreses. Jeta e çdo njerit prej jush eshte shume e shtrenjte… Ju lutem, kujdesuni per vete dhe te tjeret, qe të mos beheni për spital. Per fat te keq, nga aty e tutje, jemi vetem statistika në buletin ditor të bilancit të covid19…
Bashkohuni edhe në grup, mund të ndani në çdo kohë denoncimet dhe çdo ankesë me të gjithë ndjekësit e tjerë!