Ylli shqiptar, Xherdan Shaqiri, po shqetëson Serbinë me super makinën e tij. Anëtari i Kombëtares së Zvicrës dhe i kampionit në fuqi të Anglisë, Liverpooli, para pak ditëve u pa me një makinë fantastike, saqë tani disa media serbe janë të shqetësuar, madje e quajnë Shaqir provokatori!
Advertisements
“Provokator Shaqiri me një makinë të re. Lamborghini në një koleksion me vlerë më shumë se një milion euro”, është titulli i medias serbe “Kurir”.
“Futbollisti zviceran Xherdan Shaqiri është një koleksionist i shkëlqyeshëm i makinave luksoze, dhe gjithçka filloi kur ai u transferua në Bayern.
Advertisements
Mediat zvicerane shkruajnë se Shaqiri ka dy Rolls-Royce Rates në koleksionin e tij bardhë e zi dhe secila mbi 280 mijë euro dhe se ai ka shpenzuar më shumë se 1.2 milion euro për makina deri më tani.
Ekziston edhe Bentley Continental (190 mijë euro), i cili zakonisht pëlqen të ngasë rreth Liverpoolit, Mercedes G-vagon, i cili është pak më i lirë (rreth 150 mijë), ndërsa ka edhe dy Volksëagens – Tuareg (56 mijë euro) dhe Arteon (45). Ndërkohë, Shaqiri i dhuroi vetes së fundmi një Lamborghini tjetër.
“Ai ka shkuar në grumbullimin e ekipit kombëtar me një Urus të zi, me vlerë rreth 230 mijë euro”, shkruan media serbe.
Bashkohuni edhe në grup, mund të ndani në çdo kohë denoncimet dhe çdo ankesë me të gjithë ndjekësit e tjerë!