Studentët “zbarkojnë” tek Kryeministria, me rroba, valixhe, libra dhe tenxhere i bëjnë thirrje Ramës: Na ndihmoni, ose do të hyjmë brenda!

Qindra të rinj kanë shkuar tek kryeministria, si pjesë e protestës së studentëve, e nisur që prej orës 10:00. Me plaçka në duar, rroba, valixhe dhe libra, ata i kanë bërë thirrje kryeministrit Edi Rama që të pranojë të paktën dy kërkesa të studentëve: E para, reduktimin e tarifës vjetore, dhe pagesën e kostos vjetor për mjetet teknologjike të mësimit online. “Nuk kemi frikë, do të hyjmë brenda. Deri tani, jemi të pandihmuar, por të paktën të ndihmohemi tani.”-tha njëra nga studentet.

Advertisements

Studentët e UT dhe fakulteteve të tjera kanë dalë sot në protestë. Ata kërkojnë përgjysmim të tarifës vjetore të studimit, një paketë sociale për qiratë, internetin, librat dhe kostot e jetesës. Ndërkohë që sot, starton dhe viti i ri akademik, 2020-2021, ku për herë të parë, do të ndjekin fakultetin 21 mijë studentë të rinj.

Studentët pretendojnë se që prej karantinës së parë të muajit mars, kanë qenë një nga shtresat më të dëmtuara të shoqërisë dhe se qeveria nuk ka menduar asnjë çast për ta. Për shkak të mungesës së meteve teknike, ata shtojnë se mijëra studentë e patën të pamundur ta ndiqnin normalisht procesin mësimor online dhe mijëra të tjerë mbetën të papunë, duke mos patur mundësi të paguanin as qiratë.

Advertisements

Bashkohuni edhe në grup, mund të ndani në çdo kohë denoncimet dhe çdo ankesë me të gjithë ndjekësit e tjerë!

SHQIPERIA IME GRUP

Artikulli paraprakMasa të rrepta nga sonte, Selaniku në alarm, ministri i Shëndetësisë: Ja çfare na kanoset
Artikulli tjetërMjeku i njohur shqiptar mbetet pa fjalë, nuk iu beson syve kur sheh recetën anti-Covid: Skam fjale! Ja çfarë ilaçesh i japin pacientes