Eksperti i Shëndetit Publik, Erion Dasho ka komentuar shifrat e raportuara nga ministria për numrin e personave në reanimacion, dhe thotë se ka një mospërputhje mes tyre dhe numrit të vik timave çdo ditë.
Advertisements
“367 të shtruar me COVID, 15 në reanimacion, 3 të intubuar, 8 vd ekje (5 në moshën 65 vjeç e poshtë)! Diçka nuk shkon! Nuk mund të kesh 15 pacientë të shtruar në reanimacion dhe të raportosh 8 vd kje si dje apo 12 vd ekje si pardje”, shkruan Dasho në rrjetet sociale.
Sipas tij, “përvoja e botës tregon se rreth 20% e pacientëve të prekur nga COVID që shtrohen në spital, kanë nevojë për kujdes intensiv. Në Shqipëri, ky numër pacientësh duhej të ishte rreth 75 dhe jo 15!”.
Advertisements
Duke iu referuar pamjeve që ka publikuar kryeministri Edi Rama nga spitali Infektiv, Dasho thotë se qytetarët “nuk kanë nevojë për filma me krevate bosh apo të mbushur me patetizma! Ata presin transparencë!”.
Dasho ngre pyetjen: “A garanton ministria një numër të mjaftueshëm shtretërish të kujdesit intensiv?!”
Bashkohuni edhe në grup, mund të ndani në çdo kohë denoncimet dhe çdo ankesë me të gjithë ndjekësit e tjerë!