Skenarët për një tjetër karantinë totale/ Brataj panik tek popullata: Një mbyllje disajavore(VIDEO)

Shifrat në vendin tonë vazhdojnë të pësojnë një rritje të ndjeshme, si në infektime po ashtu edhe në numrin e personave që kanë humbur jetën si pasojë e koronavirusit.

Advertisements

Doktori Skënder Brataj me deklaratën e fundit ka krijuar shumë kakofoni dhe në të njëjtën kohë edhe panik. Brataj është shprehur se shifrat në rritje të të infektuarve me Covid-19 mund të na çojnë edhe në një mbyllje disajavore.

Ekspertët e Komitetit Teknik kërkojnë ndihmën e qytetarëve për të respektuar masat, pasi dimri do të sjellë një tjetër rritje dhe skenarët nuk duhen ezauruar me shpejtësi .

Advertisements

Me uljen e temperaturave nis edhe qarkullimi i virusit të gripit, çka e vështirëson situatën, por Dr. Skënder Brataj u bën thirrje qytetarëve të bëjnë vaksinën e gripit pasi krijojnë mbrojtje edhe për Covid-19.

I pyetur se cili është skenari tjetër me rritjen e shifrave, pas vendimit të fundit për zhvilimin e mesmit online, Brataj sqaron se nuk përjashtohet edhe një mbyllje disajavore, por po vlerësohet situata në çdo moment.

Bashkohuni edhe në grup, mund të ndani në çdo kohë denoncimet dhe çdo ankesë me të gjithë ndjekësit e tjerë!

SHQIPERIA IME GRUP

Artikulli paraprak28 Nëntori/ Presidenti rus Vladimir Putin uron shqiptarët
Artikulli tjetërIncidenti qe nuk u pa tek Për’puthen/ Takimi pasionant, Melisës i del gjoksi në ‘duelin’ me Fatjonin