Kreu i PD Lulzim Basha po zhvillon sot një takim me studentët të cilët protestuan pas kthimit ‘on line’ të universiteteve. Sipas Bashës, për një vendim të tillë nuk janë marrë masat paraprakisht
Advertisements
Ai më pas i ftoi studentët të ruhen vetë dhe të marrin të gjitha masat, pasi qeveria i ka lënë në mëshirë të fatit. Basha madje shtoi se ai vetë ka mbi 1 muaj që nuk i takon prindërit, për shkak se do t’i ruajë ata.
“Më bëhet zemra mal se nga 12 studentë të Mjekësisë që më thanë se donin të më takonin është një grup kaq i madh. Gjëja e parë që dua t’ju them është faleminderit që keni zbatuar distancat dhe që keni vënë masat. E kemi detyrim ndaj moshës së tretë dhe atyre që nuk gëzojnë shëndet të plotë.
Advertisements
Në lidhje me vendimet e padrejta që janë marrë në kurrizin tuaj, dua t’ju them se po nuk morëm masa vetë, qeveria na ka lënë në mëshirë të fatit. Vetëm nga rrethi im i ngushtë dhe familjar kam pasur dijeni për 7 apo 8 raste me Covid. Shqetësimi më i madh janë ata që janë në moshë të shtyrë. Nëse nuk marrim masat tona i ekspozojmë përballë rrezikut të madh. Gjatë gjithë javës ka pasur shtim të rasteve, më është mbushur inboxi me sms të njerëzve që duhet të presin me ditë të tëra për të bërë një tampon, sorollaten dyerve të spitalit dhe nuk bëjnë gjënë kryesore, testimin.
Pasi testohen iu jepet mjekim mbi 200 euro kushton trajtimi më i lirë, imagjinoni ata që kanë nevojë për ilace ekstra. Disa mund ti keni pensionistë prindërit, sic i kam edhe unë që paketa e kurës ju shkon më shumë se sa dy pensione bashkë. Ju ankoheni që keni kaluar on line, që se di si kanë kaluar on line kur s’janë marrë masa për të kaluar on line. Imagjinoni që s’kanë marrë masa për testimet. Valën e dytë nuk e ndalte dot askush, por kam 5 javë që i kërkoj të marrë masa, kërkesa e parë ishte të rriste testimet.
Para dy ditësh im at kishte ditëlindjen s’ka gjë më të dhimbshme se sa të mos i e urosh së afërmi ditëlindjen. E bëj për ti ruajtur! Nuk më vjen keq të them se kam 1 muaj e ca që nuk i takoj prindërit e mi, pasi kjo është situate ku ndodhemi”, u shpreh Basha.
Bashkohuni edhe në grup, mund të ndani në çdo kohë denoncimet dhe çdo ankesë me të gjithë ndjekësit e tjerë!