Situate vijon të jetë e rënduar në Greqi nga situata e pandemisë së koronavirusit.
Advertisements
Mediat greke bëjnë me dije se vetëm në pak orë 13 persona kanë humbur jetën nga koronavirusi.
Pikërisht kjo situatë e rënduar ka bërë që qeveria greke të marrë vendimin për të mbyllur shkollat dhe kopshtet.
Advertisements
Është marrë vendimi që shkollat të qëndrojnë të mbyllura deri në fund të muajit për të bërë të mundur parandalimin e përhapjes së koronavirusit.
Zëdhënësi i qeverisë Stelios Petsas kishte parashikuar mbylljen e arsimit fillor, duke thënë se nëse do të duhej të mbylleshin, qeveria do ta bënte atë.
Bashkohuni edhe në grup, mund të ndani në çdo kohë denoncimet dhe çdo ankesë me të gjithë ndjekësit e tjerë!