“Si me porosit në Ali express, katastrofë!”/ Statuja e Skënderbeut në Prizren “tallje” me heroin kombëtar, komentuesit masakrojnë kryetarin e Komunës: Paska hyrë në ujë, po kalin kush ia ka ngrënë?

Në foto e shpërndara nga krytari i Komunës, Mytaher Haskuka, nuk kanë munguar as komentet e qytetarëve, të cilët kanë kritikuar statujën duke e konsideruar tallje me figurën e heroit kombëtar.
KOSOVË– Heroi ynë kombëtar Skënderbeu është ndoshta personazhi, të cilit i janë dedikuar më shumë statuja nga artistët në Shqipëri, por edhe jashtë saj. Më e fundit u inagurua ditën e djeshme në Prizren në kuadër të festës së Pavarësisë. Por ishte statuja ajo që la shumë për të dëshiruar.

Advertisements

Përveç punës së bërë me propocionet dhe me shprehinë e fytyrës, e cila nuk ngjan fare me atë që jemi mësuar që të shohim për heronë tonë, vihet re edhe mungesa e kalit të tij. Në foto e shpërndara nga krytari i Komunës, Mytaher Haskuka, nuk kanë munguar as komentet e qytetarëve, të cilët kanë kritikuar statujën duke e konsideruar tallje me figurën e heroit kombëtar.

KOMENTET:

Advertisements

Komentuesi 1: Paska hy ne uje ” Skenderbeu” nuk i ngjason fare, sa e ndajtet pazarin per kete LAPIDARE

Komentuesi 2: Kjo shtatore e Skenderbeut dhe Adem jasharit punim KATASTROFIK nuk e di se si ka mundesi ti ipet besimi njerzve qe skan ide per te punu shtatore kto shtatore duhet te rivendosen tjera kto nuk jan shtatore qe perngjajn figurav Gjergjit dhe Adem Jasharit???Komentuesi 3: Shtatorja e komandant Adem Jashari n’pz katastrof asht ,si kryetar i qytetit duhet me rreagu me u ndru ajo shtatore se asht fyerje per komandantin po edhe qytetaret e prizrenit, per mu e pa pranueshme esht ajo pun.

Komentuesi 4: Kalin e pasket fut ne hipotek deri sa te pagujet borxhi, athua qfar kali do na silleni?

Komentuesi 5: Si me porosit ne Ali express, katastrofë!

Ju çfarë mendoni për këtë “vepër arti”?

Bashkohuni edhe në grup, mund të ndani në çdo kohë denoncimet dhe çdo ankesë me të gjithë ndjekësit e tjerë!

SHQIPERIA IME GRUP

Artikulli paraprakSidnei regjistron temperatura të larta/ Qytetarët harrojnë masat kundër Covid! Ja çfarë bëjnë (FOTO)
Artikulli tjetërCovid-19/ Rriten ndjeshëm infektimet, 11 humbje jete në 24 orët e fundit