“Shpresoj të mos përkeqësohem”/ Këngëtarja e njohur dhe drejtuesja e emisionit ‘Portokalli’ infektohet me koronavirus

Këngëtarja e njohur dhe drejtuesja e Portokallisë në ‘Top Channel’, Eneda Tarifa ,e anë të një postimi në rrjetin social ka zbuluar se është infektuar me koronavirus.

Advertisements

Tarifa tregon se menjëherë është vetëizoluar bashkë me vajzën e saj. Ajo ka treguar se ka humbur shijen dhe kjo e ka shtyrë të bëjë tamponin. Eneda është shprehur se dhe vajza e saj ka qenë në gjendje gripale për dy ditë me temperaturë 37.5-37.9.

“Dje më iku shija dhe kjo ishte një shtysë që të bëja tamponin dhe dola pozitive. Rezultoi që ta kem marrë nga diku, por nuk e di se nga ku, sepse unë jam shumë e kujdesshme. Jam asimptomatike, nuk ndjej asgjë, e vetmja që më shtyu të bëja tampon ishte fakti që humba nuhatjen, ndërkohë që unë jam një qejflie ushqimi e jashtëzakonshme dhe kur nuk ndjej shijen e ushqimit ndihem keq.

Advertisements

Tani po pi një kafe dhe nuk e di fare çfarë shije ka. Shpresoj të mos përkeqësohem, por mesa duket ky është maksimumi i simptomave të mia”, është shprehur Eneda gjatë një videoje live në Instagram.

Bashkohuni edhe në grup, mund të ndani në çdo kohë denoncimet dhe çdo ankesë me të gjithë ndjekësit e tjerë!

SHQIPERIA IME GRUP

Artikulli paraprakBerisha nuk i ndahet Ballukut: Gjyshi as që e ëndërronte, mbesa shpenzon 200 mijë euro për zyrën luksoze
Artikulli tjetërVjehrri e pengonte të bënte dush, nusja: Duhet ta pyesja çfarë rroba të vesh, kur te dilja(Video)