35 vjetori i Bes Kallakut bëri bashkë emra shumë të njohur të politikës, muzikës dhe artit.
TIRANË– Të gjithë personat që ishin pjesë e ditëlindjes së aktorit të humorit Bes Kallaku të organizuar dy ditë më parë janë gjobitur nga policia e shtetit.
Advertisements
35 vjetori i aktorit bëri bashkë emra shumë të njohur të politikës, muzikës dhe artit. Mes tyre ishte dhe Presidenti Ilir Meta dhe bashkëshortja e tij, kryetarja e LSI Monika Kryemadhi të cilët janë miq shumë të mirë të Kallakut dhe nuk munguan dhe në përvjetorin e tij që këtë vit rezultoi me pasoja.
Pjesë e këtij festimi ishin edhe këngëtarët Klajdi Haruni dhe Bruno, pjesë e grupit Three Dots, të cilët në kohë virusi ndezën atmosferën me këngët e tyre. Olsi Bylyku dhe e dashura e tij moderatorja Arbana Osmani dhe partneri i saj, regjisori Eduart Grishaj, kryebashkiaku i Kolonjës njëkohësisht aktori Erion Isai dhe bashkëshortja e tij Ajlin Petrela.
Advertisements
Xhensila Myrtezaj së bashku me prindërit dhe të afërmit e çiftit gjithashu ishin pjesmarrës.
Të pranishmit festuan sikur s’ka ndodhur asgjë pa asnjë lloj distance me njëri-tjetrin, duke shkelur çdolloj rregulli. Kjo do të jetë gjoba e tretë për Kryemadhin, e cila ka kundërshtuar vendosjen e maskës mbrojtëse edhe pse kohet e fundit është shfaqur me të në publik.
Bashkohuni edhe në grup, mund të ndani në çdo kohë denoncimet dhe çdo ankesë me të gjithë ndjekësit e tjerë!