Shefja e infektivit Najada Çomo ka shpjeguar se cilat janë katër stadet e infektimit me COVID-19.
Advertisements
Duke sqaruar protokollin e Ministrisë së Shëndetësisë drejtuar mjekëve të familjes, Çomo në emisionin “Opinion” tha se në katër fazat e sëmundjes, pacientët që kalojnë fazën e parë ose të dytë kanë nevojë vetëm për trajtim në banesë, ndërkohë që ata që arrijnë në fazën e tretë ose të katërt kërkojnë trajtim spitalor.
Bazuar në protokollin e Ministrisë së Shëndetësisë, 4 fazat e Covid kanë këto forma;
Advertisements
Forma e lehte ( Stadi I)
Karakterizohet nga shenja të lehta si lodhje,temperaturë jo e lartë ( deri 38 grade C ),kollë
të thatë. Disa herë mund të kemi dhe dhimbje fyti,bllokim të hundëve,rinorre,artromialgji.
Pa shenja te pneumonise
Forma e mesme( Stadi II)
Shenjat e përgjitheshme si këputja,temperatura ( që zgjat mbi 5 ditë),kolla,mialgjia dhe shenjat
respiratore janë më të theksuara se në formën e lehtë.
Dallimin nga forma e mësiperme e ben prania, ne imazherinë pulmonare, e pneumonisë ( në fazen fillestare të sëmundjes vërehet imazh nodular dhe /ose intersticial,sidomos në periferi të
parenkimës. Më pas shihen alteracione bilaterale me pamjen e “ground -glass” dhe infiltrime inflamatore.Tek të sëmurët rënde shihen edhe shenja konsolidimi; ndërsa versamenti pleural është i rrallë )
Forma e rëndë (Stadi III)
Kriteret,që përcaktojnë këtë formë janë:
– takipnea: frekuenca respiratore 30 ose mbi 30/minutë,
– sat O2: 93 % ose ne 93 % ( në ajrin e mjedisit),
– grafia/CT pulmonare: progredim i lezioneve pulmonare të pneumonisë mbi 50%
brenda 24-48 orëve.
Forma shumë e rëndë (Stadi IV)
Karakterizohet nga prania e njërës prej shenjave vijuese:
– shfaqja e insuficiencës respiratore,që kushtëzon aplikimin e ventilimit mekanik.
– shfaqja e shokut,
– shfaqja e insuficiencës së organeve të tjera, të cilat detyrojnë kalimin e të sëmurit në
njësinë e terapisë intensive.
Është e rëndësishme të njihen shenjat e alarmit,treguese,që i sëmuri po shkon drejt formes së
rëndë apo shumë të rëndë. Në to përfshihen:
– linfocitopenia progresive,
– shtimi progresiv i citokinave inflamatore sikundër IL-6 dhe proteinës C reactive,
– progresioni i shpejtë i alteracioneve pulmonare në radiografinë/C T e pulmonit.
Marrë nga Monitor.al
Bashkohuni edhe në grup, mund të ndani në çdo kohë denoncimet dhe çdo ankesë me të gjithë ndjekësit e tjerë!