Serbia ka shënuar sot një numër rekord të të infektuarve me koronavirusin e ri. Ministria e Shëndetësisë njoftoi se nga 14,015 mostra të testuara 3.822 kanë dalë pozitive me Covid, raporton Radio Evropa e Lirë.
Advertisements
Sipas të dhënave, autoritetet shëndetësore kanë shënuar edhe 17 viktima nga sëmundja COVID-19.
Në spitalet e Serbisë aktualisht janë duke u trajtuar 3.693 persona, ndërsa 163 pacientë janë në aparate për frymëmarrje.
Advertisements
Numri i përgjithshëm i të vdekurve në Serbi ka arritur në 989.
Bashkohuni edhe në grup, mund të ndani në çdo kohë denoncimet dhe çdo ankesë me të gjithë ndjekësit e tjerë!