Sa e sigurt është vaksina e zbuluar nga gjermanët kundra COVID? Flet eksperti Erion Dasho

Një vaksinë e zhvilluar bashkërisht nga kompania gjermane BioNTech dhe firma amerikane Pfizer ka rezultuar 90% efektive për parandalimin e infeksioneve me COVID-19 sipas provave të fazës së tretë.

Advertisements

Eksperti Erion Dasho thotë se ka dyshime të pabazuara mbi efikasitetin 90 për qind të vaksinës së Covid-19, por sipas tij serioziteti i kompanive nuk lë vend për të dyshuar, duke shtuar se ky është një lajm shumë i mirë për mbarë botën.

“Ka qenë fati i mirë që drejtuesi i firmën ‘BioNTech’, doktor Sahin është një nga kërkuesit më avangardë këtu në Gjermani dhe ka pasur shpeshherë ide inovative.

Advertisements

Në saj të gjenialitetit të doktor Sahin dhe për shkencë dhe për biznes, e kuptoi se i njëjti mekanizëm mund të përdorej për të krijuar në kohë rekord vaksinën e Covid-19. Te 90% efikasitet kam dyshimet e mia, por dyshime që nuk janë të bazuara, sepse nuk kam parë asnjë nga kërkimet.

Do të ishte më të vërtetë një mrekulli nëse vaksina do të ofronte mbrojtje 90 për qind dhe uroj të jetë kështu. Natyrisht që serioziteti i kompanive nuk lë vend për të dyshuar. Është një lajm jashtëzakonisht i mirë”, u shpreh Dasho.

Bashkohuni edhe në grup, mund të ndani në çdo kohë denoncimet dhe çdo ankesë me të gjithë ndjekësit e tjerë!

SHQIPERIA IME GRUP

Artikulli paraprak‘Kini kujdes! Parashikimi i horoskopit, këto shenja janë të favorizuara
Artikulli tjetërSyzet mbi tavolinë, këmshiat, sendet që Koço Devole la mbi tavolinën e punës, në spital telefononte çdo ditë redaksinë. Çfarë iu tha kolegëve?