Rëndohet gjenjda shëndetësore e Vladimir Putin? Ja çfare i ndodhi gjatë konferencës

RUSI

Advertisements

Një kritik i njohur i presidentit rus, Vladimir Putin, ka pretenduar se kreu i shtetit më të madh në botë ka vuajtur nga kanceri dhe më herët këtë vit i është nënshkruar një operacioni kirurgjik.

Valerey Solovei, i cili pretendon se ka burime në epiqendrën e vendit ku merren vendimet në Rusi, tha se presidenti 68 vjeç është operuar në shkurt të këtij viti, shkruan Daily Mail, transmeton Gazeta Express.

Advertisements

Megjithatë, sipas një burimi tjetër të paidentifikuar, Putini është bërë operacion në zonën e abdomenit.

Deklarata e Soloveit erdhi vetëm dy javë pasi i njëjti person foli për shëndetin e Putinit, duke thënë se presidennti rus vuan nga sëmundja e Parkinsonit.

Solovei, ish-zyrtar në Institutin Shtetëror të Moskës për Marrëdhënie Ndërkombëtare, beson se Putini është duke planifikuar që të japë dorëheqje në janar të vitit të ardhshëm për shkak të problemeve shëndetësore dhe se si pasardhëse në postin e tij do ta caktojë vajzën e vet, Katerina Tikhonova.

Duke folur më në hollësi për shëndetin e Putinit, Solovei tha: “Njëri problem është i natyrës psiko-neurologjike, ndërsa tjetri është problem me kancerin. Nëse ndokush është i interesuar në diagnozën e saktë, unë nuk jam mjek dhe nuk kam të drejtë etike për t’i zbuluar këto probleme.”

Sidoqoftë, Kremlini ka mohuar se presidenti rus ka ndonjë problem shëndetësor, ndonëse disa ditë më parë ai u pa duke u kollitur gjatë një takimi virtual me zyrtarët rusë. Këto pamje mund t’i shihni në videon e mëposhtme.

Bashkohuni edhe në grup, mund të ndani në çdo kohë denoncimet dhe çdo ankesë me të gjithë ndjekësit e tjerë!

SHQIPERIA IME GRUP

Artikulli paraprak“Largojini njerëzit nga aty”, sizomologu grek thirrje urgjente: Po ndodh fenomeni i pazakonte
Artikulli tjetërElita Rudi hap dyert e shtëpisë dhe tregon super atmosferën festive!