Mendohet se qeni e ka marrë virusin nga familja që e kishin. Të tre pjestarët e familjes ku jetonte qeni kishin rezultuar pozitiv me Covid.
Advertisements
ITALI- Një qen ka rezultuar i infektuar me Covid-19 në qytetin e Bari-t të Italisë. Lajmi është bërë i ditur nga mediat italiane dhe më pas është konfirmuar vetë nga autoritetet shëndetësore. Mendohet se qeni e ka marrë virusin nga familja që e kishin. Të tre pjestarët e familjes ku jetonte qeni kishin rezultuar pozitiv me Covid.
Qenit pasi ju bë tamponi nga shërbimet veterinare rezultoi pozitiv. Sipas një veterineri kjo nuk është një gjë për t’u shqetësuar pasi deri tani nuk kanë dalë të dhëna që qentë e shpërndajnë virusin.
Advertisements
“Lajmi nuk paraqet një problem shëndetësor, deri në momentin që qentë nuk e shpërndajnë virusin”, tha Pierluigi Lopalco.
Që nga fillimi i pandemisë në Itali janë regjistruar 1,028,424 persona me Covid, ndërsa 42,953 kanë humbur jetën.
Bashkohuni edhe në grup, mund të ndani në çdo kohë denoncimet dhe çdo ankesë me të gjithë ndjekësit e tjerë!