Ish-deputetja e Partisë Demokratike, Jorida Tabaku i ka numëruar kryeministrit Edi Rama gjyqet e humbura në arbitrazh, për të cilat ai duhet t’i paguajë me taksat e shqiptarëve.
Teksa poston videon ku Rama thotë se Shqipëria nuk ka humbur asnjë gjyq dhe nga ana tjetër shkrimin e “Der Standard” që ‘Pas gjyqit me Becchettin nis konfiskimi i pasurive të Shqipërisë në Austri’, Tabaku thotë se “sot shqiptarët do t’i paguajnë 100 mln euro Becchetit, firmës AKTOR do t’i paguajmë nga taksat tona 44 mln euro dhe ndoshta arbitrazhi Akërnisë mund të shkojë në 110 mln euro.”Sipas Tabakut qytetarët shqiptarë kanë nevojë për një qeveri që punon për ta dhe se nuk e pëlqejnë një kryeministër që gënjen çdo një në dy fjalë që lëshon.
Advertisements
Postimi i plotë:
Nuk skuqet, nuk turpërohet, Gënjeshtra i shkon per shtat. Babëzia, korrupsioni, vjedhja, etja për pushtet prishi biznese dhe sot shqiptarët do t’i paguajnë 100 mln euro Becchetit, firmës AKTOR do t’i paguajmë nga taksat tona 44 mln euro dhe ndoshta arbitrazhi Akërnisë mund të shkojë në 110 mln euro.
Advertisements
Kostoja e jeteses në Shqipëri vazhdon të rritet ndërsa Rama bën rrush e kumbulla taksat e shqiptarëve.
Çmimet e ushqimeve janë rritur me 6.6%. Çmimet e transportit me 3.4%. Rama vazhdon të gënjejë dhe të vjedhë paratë e taksave.
Papunësia është rritur në 12.5% ndërsa Rama paguan mbi 144 mln euro për tekat e tij në gjyqet e humbura në Arbitrazh.
Qytetarët shqiptarë kanë nevojë për një qeveri që punon për ta. Jo për një mashtrues që cipa i është rregjur në gënjeshtra.
Një qeveri që nuk është e zënë me politikë, me gënjeshtra dhe me interesa perosnale. Por me një qeveri që kthen në punë njerezit, ringrin ekonominë dhe manaxhon taksat tona.
Shqiptarët nuk e pëlqejnë një kryeministër që gënjen çdo një në dy fjalë që lëshon, por një kryeministër që lufton që taksat e tyre të shkojnë për ta. Një kryeministër që mbështet shëndetin, ekonominë dhe punësimin. Ata duan një qeveri që do të sjellë shpresë te njerëzit.
Bashkohuni edhe në grup, mund të ndani në çdo kohë denoncimet dhe çdo ankesë me të gjithë ndjekësit e tjerë!