Plas te Lacio, ylli i skuadrës sul mon Lotiton: Kanë para për aviona, por rrogat nuk na i japin

Fluturon avioni i Lacios. Një “Shqiponjë” u ngjit dhe u ul mëngjesin e së premtes në aeroportin “Çampino”. Me stemën e klubit dhe vitin e themelimit të klubit, tashmë skuadra e Tares dhe Strakoshës do të ketë avionin e saj personal, duke bërë një tjetër hap të rëndësishëm në drejtimin ekonomik të klubit.

Advertisements

Skuadra bardhekaltër do të fluturojë me avionin e saj në transfertat brenda Italisë dhe Europës, një dhuratë që presidenti Klaudio Lotito e kishte menduar prej kohësh. Mjeti i ri i transportit do të inaugurohet më 20 nëntor, në fluturimin e parë që do të bëjë drejt Krotones. Ditën e djeshme “Boeing 737/300 Classic” i kompanisë bullgare “Tayaranjet” bëri vetëm një fluturim kolaudimi në “Çampino”.

Por, për të lëshuar rrufenë në qiell të hapur mendon Luis Alberto, i cili e ka komentuar me ironi shpenzimin më të fundit të klubit gjatë një ndeshje direkte në FIFA në “Twitch”: “E pash avionin, shumë bukur… Kaq shumë para të shpenzuara. Në fakt, për ne dhe skuadrën nuk ka asgjë”.

Advertisements

PANORAMASPORT.AL

Bashkohuni edhe në grup, mund të ndani në çdo kohë denoncimet dhe çdo ankesë me të gjithë ndjekësit e tjerë!

SHQIPERIA IME GRUP

Artikulli paraprak“Kryeministri pastë mëshirë për ne”, Artan Hoxha ben deklaratën e fortë për situatën e COVID-19 në vend
Artikulli tjetër‘Shëndetësia falas’, ku edhe ajri po blihet me para: 1000 euro oksigjeni, ja çfare thote eksperti