“Për’Puthen” është kthyer në fenomen tashmë, pas shifrës rekord të 100 milionë klikimeve në vetëm 60 episode.
Sezoni i dytë i emisionit më të ndjekur nga të gjitha moshat, që nga fëmijët e deri tek mosha e tretë pa mbushur akoma 3 muaj ka thyer rekorde si asnjëherë më parë.
Advertisements
Moderatorja e emisionit, Bora Zemani e ftuar ditën e sotme në “Shqipëria Live” ka komentuar se e priste që do të ishte i suksesshëm por jo kaq shumë.
“E prisja që do të kishte sukses por jo në këto përmasa, më është bërë si shtëpia ime vijojë muhabetet e Për’Puthen edhe kur shkoj në shtëpinë time. Janë të gjithë të vërtetë ashtu siç janë në ekran. Ata mundohen të zgjedhin fjalët e duhura, është format i përditshëm dhe ndonjëherë edhe harrojnë që janë para kamerave. Janë mbi 22 video që kalojnë 1 milionë klikime. Njerëzit duan shumë t’i shikojnë si cift Andin dhe Tean apo Fatjonin dhe Anën. Surprizat janë ato që tërheqin më shumë, janë debatet, takimet romantike, ato takimet 4 minutshe. Unë jam në pozicion më komod se jam më neutrale, por ndonjëherë bëj dhe rrëfime për t’i futur në rrugën e duhur, por përsëri jam më komode”, shprehet Bora.
Advertisements
Bora gjithashtu tregoi dhe se nuk do të ketë hyrje të reja deri në fund të dhjetorit, ndërsa në janar do të fillojnë përsëri. Moderatorja gjithashtu i këshillon konkurrentët që të kenë kujdes në menaxhimin e famës, sepse dhe ajo ka anët pozitive e negative të saj.
“Për ata është shumë e vështirë, sepse njerëzit janë të vëmendshëm dhe kapin çdo detaj. Ata tani janë në periudhën e mjaltit por duhet të kenë shumë kujdes sepse fama mund të marrë dhe për keq. kur janë të paktën 2-3 javët e para të programit ata fillojnë e ndjejnë famën, por pastaj bien me këmbë në tokë. Janë personazhe të mirë, nuk janë problematikë, ky program po vlerësohet shumë, është Olsa në krye të të gjithëve, unë atë i them se si i menaxhon t’i e di. Deri në fund të dhjetorit nuk ka hyrje të reja, nga janari do të fillojnë përsëri”, tha Bora.
Bashkohuni edhe në grup, mund të ndani në çdo kohë denoncimet dhe çdo ankesë me të gjithë ndjekësit e tjerë!