“Për’Puthen”/ Njihuni me Atdheun, djalin që ka punuar në ndërtim në Evropë dhe ka disa komente për vajzat…

Një konkurrent i ri i është bashkuar “Për’Puthen-it”.

Advertisements

Bëhet fjalë për Atdheun, djalin nga Kosova që prej vitesh ka jetuar në vende të ndryshme Evropiane. Tanimë ai është rikthyer në qytetin e lindjes, Gjakovë dhe po menaxhon një biznes të motrës. Atdheu tha se ka ardhur me qëllime të qarta në emisionin e dashurisë, ku synon të gjejë lumturinë e jetës. Ai tha se në Evropë ka punuar në ndërtim, e nuk e ka aspak problem të pranojë këtë fakt. 27-vjeçari nuk i kurseu komentet për vajzat.

Tea për të është një vajzë e ëmbël, e bukur dhe e sjellshme. Ana, një vajzë me zemër të madhe, duke iu referuar këtu gjestit që bëri duke prerë flokët, si një ndihmë për vajzat që vuajnë nga kanceri. Ana Kaurin, e cilësoi si “mistrece Berati”, duke shtuar se këtë shprehje e ka dëgjuar shpesh në Shqipëri. Nuk munguan komentet për Sindin dhe Melisën.

Advertisements

Sindi në sytë e Atdheut është një vajzë e thjeshtë dhe pa eksperienca me meshkujt. Ndërsa për Melisën tha se e pëlqen pasi i duket si “vajzë e skandaleve”.

Bashkohuni edhe në grup, mund të ndani në çdo kohë denoncimet dhe çdo ankesë me të gjithë ndjekësit e tjerë!

SHQIPERIA IME GRUP

Artikulli paraprakUniversiteti i Tiranës në Zi, Covid-19 i merr jetën pedagoges Kozeta Noti, përloten kolegët: Humbëm një njeri me vlera të rralla, përbindëshi e mundi
Artikulli tjetërShuhet Maradona! Rama: Moment trishtimi për vdekjen e Moxartit të futbollit