Për kë ka votuar Rudina Hajdari? Deputetja nuk e thotë troç: Kam jetuar në New York, besoj e kuptoni vete

Deputetja Rudina Hajdari ka zgjedhur që të mos japë shumë detaje lidhur me votën e saj si shtetase amerikane.

Advertisements

E ftuar në emisionin “Open”, Hajdari u pyet nga moderatorja Eni Vasili se për kë kishte votuar, ndërsa deputetja tha se nuk ishte shumë e vështirë për të marrë me mend pasi Neë York ishte bastioni i një prej kandidatëve.

“Po kam votuar edhe në zgjedhjet e kaluara, me postë. Për kë kam votuar? Nuk e them por nuk është sekret që unë kam punuar në Kongres në cilën palë. Kam jetuar për shtetin e New Yorkut që dihet mjaft mirë se për kë voton. Nuk është e vështirë të merret me mend për çfarë kam votuar,”– tha Hajdari.

Advertisements

Deri më tani në SHBA, në New York më para me vota është kandidati demokrat Joe Biden… për të, të ketë votuar vallë Hajdari?

Bashkohuni edhe në grup, mund të ndani në çdo kohë denoncimet dhe çdo ankesë me të gjithë ndjekësit e tjerë!

SHQIPERIA IME GRUP

Artikulli paraprak4 milion vota para, Joe Biden pret 6 mandatet e Nevadas për të shpallur fitoren, ja kur do të dalë rezultati
Artikulli tjetërE bujshme nga Spanja, Interi i bën ofertë Messit