Mediat bëjnë me dije se disa zyrtarë anonimë të Izraelit kanë konfirmuar se Netanyahu dhe udhëheqësi i agjencisë së spiunimit Mossad, Yossi Cohen, kanë zhvilluar takime me princin saudit të kurorës, Mohammed bin Salman si dhe me diplomatin e lartë amerikan, në qytetin Neom të Arabisë Saudite.
IZRAEL– Kryeministri i Izraelit, Benjamin Netanyahu një ditë më parë ka vizituar në mënyrë sekrete Arabinë Saudite, për të takuar udhëheqësin princin e kurorës Saudite, Mohammed bin Selman si dhe Sekretarin amerikan të Shtetit, Mike Pompeo.
Advertisements
Mediat bëjnë me dije se disa zyrtarë anonimë të Izraelit kanë konfirmuar se Netanyahu dhe udhëheqësi i agjencisë së spiunimit Mossad, Yossi Cohen, kanë zhvilluar takime me princin saudit të kurorës, Mohammed bin Salman si dhe me diplomatin e lartë amerikan, në qytetin Neom të Arabisë Saudite.
Ndërkohë në lidhje me një informacion të tillë zyra e Netanyahut dhe ambasada amerikane në Jerusalem nuk kanë komentuar për udhëtimin e raportuar, i cili sipas mediave është rasti i parë në histori që një kryeministër izraelit të udhëtojë në Arabinë Saudite. Deri më tani nuk dihet se çfarë kanë diskutuar në takim.
Advertisements
Këto takime vijnë pasi Izraeli ka nënshkruar marrëveshje historike për të normalizuar lidhjet me dy aleatë sauditë në Gjirin Persik- Emiratet e Bashkuara Arabe dhe Bahreinin. Ky afrim, që bazohet në shqetësimet e përbashkëta ndaj Iranit, është ndërmjetësuar nga administrata në shkuarje e presidentit amerikan, Donald Trump.
Sakaq, Arabia Saudite ka thënë publikisht se do të mbajë qëndrimin që ka me dekada për të mos pasur lidhje me Izraelin derisa të mos zgjidhet konflikti me palestinezët.
Bashkohuni edhe në grup, mund të ndani në çdo kohë denoncimet dhe çdo ankesë me të gjithë ndjekësit e tjerë!