Partia e re e Jozefina Topallit, Lulzim Basha habit me reagimin e tij, tregon emrin e politikanit që fshihet pas saj

Kryedemokrati Lulzim Basha akuzon kryeministrin Rama si partive të reja të formuara në prag të zgjedhjeve vendore të 25 prillit.

Advertisements

I ftuar në emisionin “Real Story” Basha tha se krijimi i partive të reja nga figura politike të formuara nga PD nuk kanë dalë nga kjo parti, pasi Rama i ka krijuar prej panikut.

Më tej kryedemokrati Basha duke komentuar procesin e zgjedhjes së kandidatëve brenda PD tha se është ai është një proces vlerash dhe lajm i mirë për demokracinë shqiptare.

Advertisements

“E rëndësishme është që të gjithë po vlerësojnë si një proces vlerash. Është lajm i mirë për demokracinë shqiptare. Është premtimi im. Bëmë ndryshimet statutore, me ndihmën e partnerëve tanë planifikuam si do bëhej. Merita i takon demokratëve shqiptarë që u investuan edhe në propozime, edhe në votime.

Është bërë dhe punë. Vendimmarrja merret nga Kryesia dhe Këshilli Kombëtar. Që është një proces vlerash është edhe nga kundërshtarët.

Siç ka nisur do mbarojë, dhe do jetë një shkallare që do demonstrojë para qytetarëve një qasje të re në politikë në administrim dhe llogaridhënie. Qëndrimet e mia janë të qartë, s’ka parti të dala nga PD, janë të dala nga paniku i Ramës. Më 25 prill largohet e keqja, s’mund të nisë ndryshimi pa u larguar e keqja,”- tha Basha.

Bashkohuni edhe në grup, mund të ndani në çdo kohë denoncimet dhe çdo ankesë me të gjithë ndjekësit e tjerë!

SHQIPERIA IME GRUP

Artikulli paraprakForma e lehtë dhe e mesme, Skënder Brataj publikon protokollin e trajtimit të pacientëve me Covid në Shqipëri
Artikulli tjetërMjeku Pëllumb Pipero bën kërkesën urgjente: Të ndalohen menjëherë …