Pa maskë tek Infektivi/Alfred Cako: Kam një sfidë dua të hyj tek Infektivi dhe …

Konspiracionisti Alfred Cako, i bëri thirrje autoriteteve përmes emisionit “Rrethi Katror” në “E Diell”, që ta lejojnë atë të hyjë në ambientet e spitalit Infektiv, për të intervistuar pacientët e sëmurë.

Advertisements

Ai tha se kjo kërkesë është refuzuar dhe ai shprehet i gatshëm të futet në ambientet e Infektivit pa maskë, për t’i dhënë përgjigje pyetjeve që të gjithë kanë ngritur në këtë kohë.

“Këta kanë dhënë me qëllim mjekime të gabuara sepse qëllimi i këtyre është vdekja e njerëzve pakësimi i popullsisë dhe nuk është qëllimi i këtyre shërimi i njerëzve. Unë e kam thënë edhe më parë nëpërmjet rrjeteve sociale. Të futem unë tek Infektivi me shoqërinë “NOVAX”, të hymë tre katër persona, të hy sa herë të dua unë dhe të marr njerëzit intervistë, pse nuk ua lënë telefonat celularë? Përse hidhen njerëzit të vrasin veten?

Advertisements

Më ka bërë një sfidë Silva Bino në rrejte sociale do të lëmë shumë shpejt të hysh, por nga ajo herë janë tërhequr. T’i bëj edhe një sfidë kryeministrit i cili thotë mos dëgjoni këta konspiracionistët”, tha Cako.

Bashkohuni edhe në grup, mund të ndani në çdo kohë denoncimet dhe çdo ankesë me të gjithë ndjekësit e tjerë!

SHQIPERIA IME GRUP

Artikulli paraprakNë ngrohtësinë e diellit/ Rama poston foton e veçantë, Kryeministri kalon fundjavën në ‘gjirin’ e familjes, drekon me të birin (FOTO)
Artikulli tjetërFshirja e adresave të shqiptarëve në Luginën e Preshevës/ Cakaj dhe Haradinaj-Stublla thirrje institucioneve: Veproni për ta parandaluar këtë proces