Flakron Shala është djali i deputetit Haxhi Shala, i cili së fundmi është emëruar Konsull i Përgjithshëm në Republikën e Çekisë. Emri i tij nuk është i panjohur, pasi mësohet se ai dikur shante dhe kërcënonte të dashurën e të atit me anë të disa mesazheve. Para disa kohësh, Anxhelina Shala, e cila ishte dashura e deputetit, publikoi disa fotografi ku shihej në krahët e tij.
Advertisements
Flakroni i shkruante asaj:
Oj la.vire oj magj.upe heki kto foto se ti kurr me baben tem ski mu kan harro…boll naj mundove mo…je ka e bon veten ty met ardh nberlin me ta thy kr.yt. Turp turp turp pëe yu. Zhd.uku… Zoti ko me ta kthy ty kto nese u smuj.
Advertisements
Ndërkohë në lidhje me emërimin e Shalës në shërbimin e jashtëm diplomatik ka reaguar dhe presidentja e Kosovës Vjosa Osmani. Ajo theksoi se vendimi është marrë nga ish-presidenti Thaçi dhe jo nga ajo.
Reagimi i plotë i Vjosa Osmanit:
Emërimi i Konsullit të Përgjithshëm në Pragë dhe emërimet e tjera që po publikohen këto ditë janë bërë nga ish-Presidenti Thaçi, e jo nga unë si ushtruese e detyrës. Përkundër kërkesës sime, deri tani as edhe një dokument i vetëm nuk më është sjellë për shqyrtim, sa i përket shërbimit diplomatik, nga ana e Qeverisë. Konsullata e Përgjithshme në Pragë dhe emërimi i Konsullit të Përgjithshëm aty, janë në kundërshtim me çdo praktikë diplomatike të vendeve demokratike. Nuk mund të hapen Konsullata të Përgjithshme në të njëjtin qytet ku kemi edhe Ambasadë. Fatkeqësisht, ky nuk është rasti i vetëm. Është praktikë e mbrapshtë, të cilën duhet ta kthejmë mbarë. Prandaj ato dekrete do të shfuqizohen.
Bashkohuni edhe në grup, mund të ndani në çdo kohë denoncimet dhe çdo ankesë me të gjithë ndjekësit e tjerë!