OBSH për vaksinën ruse të Covid: Nëse plotëson kriteret do të aprovohet

Në një deklaratë për mediat ndërkombëtare OBSh u shpreh se nëse produkti i paraqitur për vlerësim i plotëson kriteret dhe jep shenja të mira atëherë ai do të aprovohet në listën e vaksinave të përdorimit emergjent.
SHBA-Organizata Botërore e Shëndetësisë, ka thënë se është në kontakt të vazhdueshëm me qendrën që krijoi vaksinën anti-Covid “Sputnik V”. Në një deklaratë për mediat ndërkombëtare OBSh u shpreh se nëse produkti i paraqitur për vlerësim i plotëson kriteret dhe jep shenja të mira atëherë ai do të aprovohet në listën e vaksinave të përdorimit emergjent. OBSH nuk ka dhënë një datë fikse për publikimin e të dhënave po ka thënë se ajo varet nga kriteret që do të plotësojë vaksina.

Advertisements

“OBSH ka qenë në kontakt me Institutin e Kërkimit Gamaleya të Epidemiologjisë dhe Mikrobiologjisë, i cili shprehu interes për të aplikuar për listën e përdorimit emergjent dhe ne shpresojmë të marrim të dhënat për vaksinën e tyre kandidate Sputnik V. Nëse produkti i paraqitur për vlerësim i plotëson kriteret, OBSH do t’i publikojë rezultatet gjerësisht. Kohëzgjatja e procesit për autorizim për përdorim emergjent varet nga cilësia e të dhënave të paraqitura nga prodhuesi i vaksinave dhe nga ato të dhëna që plotësojnë kriteret e OBSH-së,” thuhet në deklaratë.

Rusia, menjëherë pas deklaratës së Kompanisë Pfizer dhe BioNTech se vaksina e tyre anti-Covid, është 90% efektive, ka thënë se të njëjtën efektivitet ka edhe ajo që ata kanë krijuar. Vaksina ruse “Sputnik V” e Moskës është miratuar në muajin gusht përpara se të përfundonin provat njerëzore, gjë që nxiti edhe shumë kritika nga shkencëtarët.

Advertisements

Bashkohuni edhe në grup, mund të ndani në çdo kohë denoncimet dhe çdo ankesë me të gjithë ndjekësit e tjerë!

SHQIPERIA IME GRUP

Artikulli paraprakÇ’do ndodhë sonte në “Hell’s Kitchen”? Policia bën detyrën, paralajmëron shef Renaton…
Artikulli tjetërMali i akullt që nuk është shkelur kurrë nga këmba e njeriut